Glasgw në Britaninë e Madhe do të presë në nëntor një nga konferencat më të mëdha për klimën, ku do të marrin pjesë disa nga liderët më të fuqishëm të botës.

Hartimi dhe vënia në zbatim e projekteve për të ndaluar ngrohjen globale është kthyer në një nga pikat kryesore të qeverive në mbarë botën.

Mikpritësja e këtij takimi, Mbretëresha Elizabeth II nuk është e kënaqur me qasjen e udhëheqësve botërorë ndaj ndryshimeve klimatike.

Mediet britanike shkurajnë se një bisedë e saj me Camillan, Dukeshën e Cornwallit, dhe kreun e parlamentit uellsian, Elin Jones, ajo u dëgjua live duke thënë se është e irrituar me ata liderë që vetëm flasin për ndryshime të mëdha, por nuk ndërmarrin asnjë veprim për t’i jetësuar nismat.

Monarkja britanike, sipas medieve britanike, mund të ketë qenë duke iu referuar Presidentit të Kinës Xi Jinping i cili nuk do të jetë i pranishëm në këtë konferencë.

Gjiganti aziatik, një nga ekonomitë më të mëdha dhe me zhvillim tejet të shpejtë në botë, ka shtuar frikën e organizatorëve se kinezët mund të refuzojnë masat për të parandaluar ndryshimet klimatike. 

Ndërkohë, edhe pse pati një angazhim të madh të kryeministrit Johnson dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për pjesëmarrje sa më masive, disa udhëheqës të tjerë botërorë, përfshirë kryeministrin australian Scott Morrison, presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin indian Narendra Modi, nuk e kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen e tyre.

Presidenti amerikan Joe Biden e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij ndërsa e ka cilësuar samitin “një moment vendimtar në rrugën drejt një të ardhmeje më të sigurt, të begatë dhe të qëndrueshme për planetin tonë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re