Bashkia e Elbasanit ka nisur veprimet për të larguar nga rruga të gjithë shitësit ambulantë të qytetit. Aksioni i policisë bashkiake vjen pas takimit që kryeministri Edi Rama pati me kryebashkiakët, ku një prej bashkive të kritikuara sa i përket nivelit të ndotjes ishte edhe bashkia e Elbasanit. Elbasani nuk ka mundur dot të ndalë ndotjen nëpër rrugët e qytetit. Bashkia e ka nisru me tregtarët ambulantë të cilët operojnë në rrugët e qytetit. Sipas tyre nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të siguruar jetëesën.

Pjesa më e madhe e tyre janë fermerë të cilët i prodhojnë vetë produktet nëpër tokat e tyre dhe më pas dalin në rrugë për të shitur.

Ndërsa bashkia e Elbasanit ka dalë me arsyetimin se ekziston një treg i caktuar ku tregtarët mund të shesin produktet e tyre, këta të fundit thonë se tregu nuk plotëson kushtet e tyre pasi tarifa që u duhet të paguajnë për vendin, sipas tyre ëshrë e lartë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re