Në një kohë kur racizmi dhe diskriminimi ndaj muslimanëve janë në rritje në Austri, veçanërisht pas sulmit të 2 nëntorit, udhëheqësit fetarë në këtë vend evropian po paralajmërojnë autoritetet shtetërore të mos e lidhin terrorizmin me asnjë fe.

Pas një ndalimi të hixhabëve dhe mbulesave dhe një ndalimi të financimit të komuniteteve fetare nga jashtë, politikanët populistë kanë intensifikuar retorikën anti-islamike që kur një sulmues i armatosur vrau katër persona në kryeqytetin Vjenë.

Kancelari i krahut të djathtë Sebastian Kurz njoftoi gjithashtu masa të reja për ta bërë “Islamin politik” një krim.

Muslimanët, gjithashtu viktima të terrorit

Peshkopi Bernhard Heitz beson se vetëm drejtësia mund të parandalojë terrorizmin dhe se ndjenjat anti-islame janë jashtëzakonisht joproduktive.

“Përfaqësuesit muslimanë, ashtu si përfaqësuesit e feve të tjera, janë distancuar nga sulmet e fundit në Paris, Nice, Dresden dhe Vjenë. Retorika e ekstremit të djathtë dhe toleranca ndaj ndjenjave anti-islame do të ishin kundërproduktive,” tha ai.

Ai theksoi se është me rëndësi të madhe ndërtimi i besimit të ndërsjelltë midis njerëzve në çdo mënyrë.

“Ideja e ndjekjes së një grupi të caktuar të popullsisë, në këtë rast të popullatës muslimane të Austrisë, do të minonte besimin e ndërsjelltë midis njerëzve, kohezionin shoqëror dhe paqen dhe për këtë arsye është e papranueshme për të gjithë ne.”

Imam Ramadan Demir, i cili ka punuar me muslimanët në burgjet austriake për shumë vite, tha se terrorizmi dhe dhuna nuk mund të lidheshin me asnjë fe apo grup etnik, duke theksuar gjithashtu se “aktet e dhunës të kryera në emër të Islamit “kryesisht dëmtojnë muslimanët.

“Midis viktimave të sulmit terrorist në Vjenë ishte një musliman (nga Struga). Terroristët nuk bëjnë dallim kur bëhet fjalë për vrasjen,” tha ai, duke theksuar se koncepti i përcaktuar në mënyrë të pamjaftueshme “islami politik” ishte një shkak shqetësimi për më shumë se 500,000 anëtarë të komunitetit musliman në Austri.

“Islami politik”, i përcaktuar qartë

“Ata janë të shqetësuar nëse të drejtat dhe liritë e tyre do të kufizohen,” tha hoxha.

Kryerabini Schlomo Hofmeister tha se sulmi në Vjenë ishte një përpjekje për të dëmtuar vlera të tilla si toleranca, besimi dhe uniteti, duke paralajmëruar se konfuzioni mbi atë që përfaqëson në të vërtetë “Islami politik” mund të çojë në diskriminim ndaj besimtarëve.

“Gjithkush kupton diçka ndryshe nga koncepti i ‘Islamit politik’, sepse nuk është përcaktuar qartë,” tha Hofmeister, duke shtuar se është shumë e rëndësishme të përcaktohet qartë secili koncept, veçanërisht kur bëhet fjalë për fenë.

“Së pari, termi duhet të shpjegohet. ‘Islami politik’ si term dhe Islami si fe duhet të dallohen qartë,” përfundoi rabini.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re