Banka Botëror i dha një goditje të rëndë qeverisë për reformën territoriale të 2014, duke thënë se ajo ka përkeqësuar shërbimet. Për këtë eksperti i reformës territoriale, Agron Haxhimali në studion e Panorama TV tha se të gjitha vërejtjet e bëra nga BB janë konstatuar edhe më parë nga organizatat shqiptare, por nuk janë marrë në konsideratë nga qeveria shqiptare.

Sipas tij, ndryshimi i situatës është emergjente, ndërsa theksoi se politika shqiptare e ka të vështirë të dëgjojë dhe pranojë kritikat.

Ai u shpreh se mazhoranca dhe opozita duhet te ulen dhe te diskutojne per te zgjdhur kete problem.

“Shqipëria nuk është në rrugën e duhur, qoftë në aspektin ekonomik, politik, në shërbimet administrative dhe publike, pavarësisht se zhurma bëhet e madhe sikur kemi arritur gjithçka dhe jemi konkurrentët më të mëdha të rajonit, në jemi të renditur të fundit sipas këtyre institucioneve. Kjo do të thotë se propagande nuk po funksionin dhe realiteti është ndryshe. Të gjithë duhen bërë bashkë për të rregulluar Shqipërinë”, tha Haxhimali.

Haxhimali beson që pas këtyre kritikave nga ana e Bankes Boterore, mazhoranca do te reflektojë.

Pjese nga intervista

Agron Haxhimali: Kjo reformë do ti ketë pasojat negative shumë shpejt. Çdo ditë në raportet e mia e kam ngritur këtë çështje dhe askush nuk ka reaguar. Madje jemi goditur që kemi kritikuar dhe kemi thënë që reforma nuk është funksionale.

Qeveria shqiture ka detyrim ti marrë në konsideratë këto shqetësime që BB ka ngritur. Është emergjence të ndryshojë situata.

Pse nuk janë marrë masa, por presim një raport nga BB  me shumë kritike?

Agron Haxhimali: Ky është realitet i politikës shqiptare që e kanë të vështirë të dëgjojnë kritikat. Interesat e ndryshme për të mos pranuar dështimin bënin këto artifica.

Sigurisht BB është peshë shumë e madhe dhe mendoj se do ta venë në lëvizje.

Ajo ka konstatuar mungesën e shërbimeve, janë të thëna 100% ashtu siç e ka thënë. Reforma territoriale kur bëhen janë shumë të rëndësishme. Përveç shërbimeve publike është edhe demokracia lokale. Ne e kemi thënë disa herë që reforma para 8 vitesh e sfumoi përfaqësimin e të zgjedhurve vendore. Nuk kanë zërin e tyre në zërin e parlamenteve.

Nga ana e qeverisë do ketë reagime, si mendoni?

Agron Haxhimali: Mendoj se po. Këto janë reforma të rëndësishme. Kritikat e BB nuk janë thjesht për të kritikuar një palë dhe të mbajë një palë tjetër. Por janë për ti shërbyer qytetarëve. Unë mendoj që mazhoranca duhet të reflektojë. Jo pa rëndësi është edhe opozita. Nuk duhet të vazhdojë gjumin letargjik.

Duhet të ulen, mazhoranca me opozitën. Janë ulur njëherë, patën një vullnet të mirë në komision, i cili bëri një punë të mirë. Unë kam qenë ekspert i komisionit dhe më ka rezultuar se asnjë nga të ftuarit e jashtëm nuk i përjashtonte ato që thotë BB.

A nuk do ishte më mirë të pranohej ky raport sic është?

Agron Haxhimali: Ne jemi shqiptarë, nuk kemi si të pranojmë kritikat. Edhe sikur të fiken të gjitha bashkitë, edhe sikur të bashkohet qelli dhe toka…kjo është kulturë shqiptare.

Kryesore është qeveria, qytetarët kanë deklaruar votën e tyre, përgjegjësinë e tyre te kutia e votimi për këtë qeveri që është sot. Nuk je në gjendje ta përmbushësh sic duhet, duhet të gjesh modalitete të tjera, ose të ikësh ose qytetarët duhet ta largojnë.

Ka nevojë për sa më shumë konsensus për një vizion strategjik të përbashkët. Shqipëria nuk është në rrugën e duhur, qoftë në aspektin ekonomik, politik, në shërbimet administrative dhe publike, pavarësisht se zhurma bëhet e madhe sikur kemi arritur gjithçka dhe jemi konkurrentët më të mëdha të rajonit, në jemi të renditur të fundit sipas këtyre institucioneve. Kjo do të thotë se propagande nuk po funksionin dhe realiteti është ndryshe. Të gjithë duhen bërë bashkë për të rregulluar Shqipërinë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re