Subscribe

Kryeministri Edi Rama foli sot nga Shkodra lidhur me çështjen e Fredi Belerit dhe kërkesën e Greqisë për lirimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës nga burgu.

Rama tha se Beleri është qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe se çdo qytetar shqiptar është i barabartë para ligjit. Teksa u pyet nga gazetarët nëse do të ketë zgjedhje të reja në Himarë, pasi kryetari i zgjedhur u dënua me dy vite burgim nga GJKKO për blerje votash, Rama tha se për këtë hap qeveria pret vendimin e Aelit të GJKKO-së.

Lexo edhe :Related Posts

Sakaq ai theksoi se  askush nuk duhet t’i diktojë drejtësisë shqioatre sensi të bëjë punën e saj, duke iu refereua këti kritikave të Greqoisë për denimin e Belerit.

Rama: Nëse do ketë apo jo zgjedhje në Himarë, ne presim vendimin e Apelit. Do të presim vendimin e apelit dhe do të vijojmë sipas ligjit… Do të kishte qenë vërtet fortë e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë ne të qetë nga cilido qoftë jashtë Shqipërisë. Drejtësia shqiptare vendos për çdo qytetar të republikës së shqipërisë dhe zotëria është qytetar i republikës së Shqipërisë , nuk është mbi askënd dhe Ligji është i barabartë për të gjithë. Për ne që nuk komentojmë veprime tingëllon cingërrisëse që dëgjojmë zëra që komentojnë në gjuhë të huaj vendime të gjykatave të Shqipërise.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re