Kryeministri Edi Rama foli për kritikat e ish kreut të Këshillit të Evropës-së, Donald Tusk për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Nuk është më e rëndë deklarata e Tusk se sa ajo e Hakiut (zv/kryeministri i Kosovës). Ajo e Hakiut është tej çdo limiti etik, deklaratë kriminalizuese. Si Hakiu nuk ka.

Te Donald Tusk, ju e thatë, kemi të bëjmë me ish kreun e KE-së. Ai sot është kreu i Partive Popullore Evropiane. Në deklaratën e tij, thotë ‘mbështesim partinë tonë simotër, etj, etj’. Do të flas në telefon me të.

Bisedova me përfaqësues të partive të tjera popullore dhe janë befasuar sot me faktet. Ne jemi fatkeqësia e vetes, po t’i besojmë rilindësve që kanë thënë se ‘ça i bëjnë me vetes, nuk na e bëjnë të tjerët.’

Kemi atkvistë dhe politikanë që mbushin me baltë dhe ne duhet të pastorojmë baltën.

Këta i bëjnë gënjeshtrat, siç i porosiste Hitleri te’ Mein Kampf’. Bëje gënjeshtrën sa më të madhe, e përsërite shumë herë që të duket e vërtetë. Më lini disa ditë e nuk do dëgjoni më nga Evropa për këtë çështjhe.”, tha kryeministri në T7.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re