Pak javë pas fillimit të vitit shkollor, teksti i abetares së re të unifikuar u shoqërua me kritika mbi aspektin logjik dhe gjuhësor, që lidhen me formimin e rrokjeve apo fjalive si dhe kuptimin e ushtrimeve.

 

 

Autorja Mimoza Gjokutaj thotë se nuk ka vend për dilema, pasi çdo ushtrim është i mirëmenduar dhe i organizuar mbi standarde të larta, me qëllim nxitjen e kreativitetit të fëmijës.

 

 

MIMOZA GJOKUTAJ

BASHKAUTORE E ABETARES SË RE TË UNIFIKUAR

 

Ndërtojnë fjalë dhe fjali së bashku, pra kemi interaktivitetin, bashkëpunimin e fëmijëve. Nga ana gjuhësore, ne kemi problemin e formimit të rrokjes, formimit të fjalëve dhe fjalive. Fjala “rrota”, me të mund të ndërtohen fjali të ndryshme por te fjalia që kanë bërë fëmijët aty nuk ka qenë e nevojshme të përdoret kjo fjalë. Gjithsesi një mësues krijues me fjalën rrota mund të gjejë fjalë të tjera dhe t’i krijojë përtej këtij teksti. Është një çështje kuptimësie të asaj që kemi përcjellë. Po këto nuk janë probleme që prishin abetaren. Unë mendoj se mësuesit e kanë të kuptuar këtë gjë.

 

 

Edhe për pedagogen dhe autoren Natasha Poroçani, teksti i bërë nga profesionistë është i mirorganizuar.

 

 

NATASHA POROÇANI

AUTORE, PEDAGOGE

 

E para, bëhet nga profesionistë të cilët padyshim kanë kohën e tyre në dispozicion. Ajo që është më me vlerë në këtë tekst është larmia e metodave. Së dyti është ruajtja e drejtimit pedagogjiko- didaktik që kanë përcaktuar autorët. Unë gjykoj që nuk ka asnjë problematikë në këtë mes. Janë një mori fjalësh, me të cilët ti si fëmijë do zgjedhësh dhe do formosh një fjali me kuptim.

 

 

Problemi sipas Poroçanit qëndron në përdorimin e një teksti të vetëm në vende të ndryshme, gjë që sipas saj nuk duhet të ndodhë pasi perceptimet dhe mentalitetet janë të ndryshme.

 

 

 

NATASHA POROÇANI

AUTORE, PEDAGOGE

 

Do ishte shumë mirë të kishim një program mbarëkombëtar dhe unik dhe tekste të ndryshme se e njëjta abetare po përdoret në kontekste socio-linguistike të ndryshme. I ndryshëm është konteksti socio-linguistik në Kosovë dhe i ndryshëm në Shqipëri. Një tekst i vetëm krijon probleme qoftë në të kuptuar, qoftë në përthithje.

 

 

Abetarja Unike është një zotim i përbashkët i qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Ndryshe nga tekstet e mëparshme, ajo vjen edhe në version digjital.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re