Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë ditën e sotme në Këshillin e Atlantikut, nga qyteti i Vlorës, për të diskutuar mbi sfidat e Rajonit, teksa u ndal të flasë edhe për integrimin e Shqipërisë në BE dhe qëndrimit të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Rajonit.

 “Shoh ndryshim te madh krahasuar me qëndrimin, vullnetin dhe proaktivitetin e BE karshi Rajonit tonë.

Po kam qenë, kritik i qasjes së BE, qëndrimit të saj, po kështu në një farë mënyre, i qasjes e qëndrimit pasiv të BE, por kjo ka ndryshuar, sepse më së fundmi ka një mirëkuptim të përbashkët që nuk ka dyshim që është nxitur edhe nga agresioni rus në Ukrainë, që deri dikë më ka dhënë të drejte për ata që kam thënë disa vite më parë.

Kështuqë rëndësia e Rajonit, për BE është materializuar. Tanimë jemi në një vend ndryshe, por kjo nuk do të thotë  që anëtarësimi i BE do të vij shpejt, do të dojë kohë” tha fillimisht Rama.

Sa i përket përcaktimit të afateve, Rama tha se nuk i fiksuar sa i përket teknaliteteve, e rëndësishme sipas tij është që negociatat vazhdojnë dhe po ecin mirë.

“Nuk jam i fiksuar për këto teknalitete. Kemi nisur bisedimet, negociatat janë në vazhdim, kemi ecur shumë mirë dhe kjo është e rëndësishme.

Cilat do të jenë aspektet teknike, nuk do t’i kushtoj shumë rëndësi për ta kuptuar , sepse është një proces i ndërlikuar. Pjesa e rëndësishme për ne është të bëjmë gjërat e duhura. Dhe sic e dimë mes gjerave të duhura dhe miratimit  ka 27 vende anëtare, ato janë bashkë për parimet e mëdha, por nuk bëhen gjithmonë bashkë për të marrë vendime” shtoi kryeministri.

Së fundmi, BE mori hapa të rëndësishme sa i përket integrimit të Rajonit në union, duke nisur me integrimin me faza. Rama theksoi se nuk ka asnjë dyshim që BE, bën atë që thotë, dhe se është e rëndësishme është që të mos e humbin besimin të unioni.

“Nuk ka asnjë dyshim që BE-ja, bën atë që thotë edhe kur nuk i përmbush të gjitha fjalët, vizioni është i pranishëm, objektivat janë po aty, pastaj veprat varet nga shumë gjëra. E rëndësishme është të mos humbasësh besimin nga BE, sepse është projekti më i bukur politik.

Sic i thashë në fillim, jemi në një fazë krejt të re marrëdhëniesh me BE. BE dhe Rajoni ynë janë në një partneritet gjithmonë e më të thellë, dhe cka është më me rëndësi, në një situatë respekti gjithmonë e më të ndërsjelltë” përfundoi Rama.

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re