Donald Reed Herring, vëllai i madh i senatores amerikane Elizabeth Warren është ndarë nga jeta të martën mbrëma, në Norman, Okla.

Herring humbi jetën rreth tre javë pasi kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin. Vëllai i senatores, një veteran i Forcave Ajrore të SHBA-ve, ishte 86 vjeç.

Elizabeth Warren, e cila ka qenë një kritike e zëshme e mënyrës sesi administrata Trump po përballet me pandeminë, nuk kishte zbuluar më parë se familja e saj po bënte betejën e saj personale kundër virusit. Ajo e konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë ndërsa shtoi se shkaku ishte Covid-19.

Elizabeth u shpreh:

“Jam mirënjohës për infermierët dhe stafin tjetër të vijës së parë që u kujdesën për vëllain tim, por është e vështirë të dish se nuk kishte asnjë person të familjes pranë që t’i mbante dorën ose t’i thoshte ‘të dua’ edhe një herë. Dhe tani nuk ka asnjë funeral për ata prej nesh që e donim…Do më marrë malli për ty vëllai im.”

Hering u transferua në kujdesin intensiv në Spitalin Rajonal Norman në 15 Prill dhe ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re