Skip to content

Kritikoi BE-në për vaksinat, PD: Më 25 prill Rama do shkojë në shtëpi, ne në qeveri, e shtyjmë vendin para

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor për dështimin e Shqipërisë.

PD e paralajmëron Ramën se më 25 prill do të shkojë në shtëpi dhe opozita në qeveri do e çojë Shqipërinë në rrugën e duhur,

“Edi Rama është Kryeministër prej 8 vitesh dhe vetëm ai është përgjegjës për dështimin e Shqipërisë.

Përpjekjet e tij për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë atë.

Dështimi i tij ka dalë në dritë dhe shqiptarët e dinë tashmë – Edi Rama është një dështim.

Në 25 Prill Rama do të shkojë në shtëpi dhe ne, së bashku, do ta çojmë Shqipërinë në rrugën e duhur”, njofton PD.