Skip to content

Kritikoi motrat Vjollca, Getoari telefonon Alketa Vejsiun, ja cfarë bën moderatorja

Krahas fotove të motrave Marina dhe Luana Vjollca në Dubai ku moderatoret po kalojnë pushimet këto ditë se bashku me partnerët e tyre, Alketa Vejsiu nepermjet revistës që dejton “Class”, bëri një përshkrim-paralelizëm se pse shqiptarët pëlqejnë ‘bukurinë arabe’ me sheikë, forma të kolme, e buzë të fryra; e jo atë italiane e franceze.

Por, duket se ky postim nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortit të
Marinës, reperit Getoar Selimi, pasi burime për “Anabel” bëjnë me dije
se Getoari ka tentuar vazhdimisht të komunikojë me Alketën.

Po ashtu raportohet se Alketa nuk i është përgjigjur.

Pas mesazheve dhe tentativës së reperit për të folur me moderatoren
Vejsiu, kjo revistë editoi statusin përbri fotos së motrave Vjollca duke
shkruar thjesht: “Motrat Vjollca në Dubai”.

Nuk dihet nëse pas kthimit, Merina, Luana apo Getoari do t’i kërkojnë
llogari Alketës për komentet e saj, lidhur me pushimet luksoze që ata
po kalojnë këtë fundvit në Dubai.