Blaž Zgaga, fitues i çmimit Freedom of Speech Award (FOSA) nga Deutsche Welle, po përballet me fyerje dhe kërcënime, sepse ka kritikuar qeverinë për masat e rrepta ndaj koronavirusit, shkrun DW.

Gazetarë sllovenë që nuk pajtohen me qeverinë e tyre po përballen këto ditë në Twitter ose Facebook me të shara, fyerje e madje edhe kërcënime me vdekje.

Sikur të mos mjaftonin këto kërcënime edhe kryeministri u dha gazetarëve një goditje të fuqishme: “Nën patronazhin e së majtës ekstreme RTV Sllovenia është bërë një nxitës qendror i urrejtjes dhe kërcënimeve”. Sipas tij radio-televizioni publik slloven RTV Sllovenia, është pjesë e një “grupi ogurzi” që kërcënon “shëndetin dhe jetën” gjatë epidemisë së virusit.

Përdorimi i pandemisë si pretekst

Askund në Europë lufta kundër  koronavirusit nuk po zhvillohet kaq e fortë sa në Slloveni. Kryeministri Janez Janša, ka vetëm gjashtë javë në detyrë dhe po përpiqet të përdorë momentin për të zgjeruar më tej pushtetin e tij.

Pandemia është një mundësi unike për ta bërë këtë: armiku është virusi, dhe kushdo që kritikon qeverinë është i lidhur me virusin. Edhe emërimet dhe largimet nga detyra në televizionin publik justifikohen me gjendjen e emergjencës. Në kohë normale shanset për ndryshime të tilla do të ishin të pakta. Janša udhëheq një koalicion të dobët prej tre partish. Me qëllimet e tij nacionaliste të djathta dhe qeverisjen autoritare, 61-vjeçari nuk ka as shumicë në qeveri, e lëre më popullsi, raporton .

 

Sapo u bë e njohur se gazetari investigativ Blaž Zgaga u nderua me çmimin Freedom of Speech Award (FOSA) nga Deutsche Welle, ai u godit në mediat sociale.

“Fakti që Zgaga mori çmimin është dëshmi se askush nuk di sllovenisht në Deutsche Welle” – u shpreh një deputet i partisë qeveritare.

Fushata qeveritare

Burimi kryesor i fushatave është  televizioni privat Nova24, i themeluar pesë vjet më parë sipas modelit të FoxNews në SHBA.

Nova24 sulmon refugjatët, homoseksualët dhe romët dhe financohet nga partia e Janšas. Në mes të marsit shefi i Nova24 Aleš Hojs, u bë ministër i Brendshëm në qeverinë e drejtuar nga SDS.

Kryeministri Jansa ka qeverisur vendin dy herë më parë, nga 2004-2008 dhe përsëri në shkurt të 2012-2013.

Mbështetësit e saj nuk pajtohen me shumicën e popullsisë  duke filluar me historinë e Luftës së Dytë Botërore, ku ata ende sot e përkujtojnë rojën ushtarake  aleat të gjermanëve. Shumica e sllovenëve, nga ana tjetër, priren të jenë në krah të rezistencës partizane të udhëhequr nga komunistët.

Gjithmonë ka pasur mosmarrëveshje për “rrugën e veçantë” që Sllovenia mori pas pavarësisë në 1991. Për shkak se kompanitë nuk u shitën jashtë vendit, Jansa dhe përkrahësit e tij u ndjenë të mashtruar  kështu që ata shfuqizuan elitën ekonomike, partitë e majta dhe liberale si komunistët. Tani, pakënaqësitë e shumta  që kanë zgjatur kanë rezultuar në një politike të copëtuar, raporton

 

Sulme personale kundër Zgagas

Blaž Zgaga është figurë e urryer për kampin e Janšas pasi zbuloi një skandal për blerjen e tankeve finlandeze më shumë se dhjetë vjet më parë. Ekspertiza e tij ishte e padiskutueshme: me një koleg të radios, ai botoi tri vëllime mbi kontrabandën e armëve në kohën e luftërave në Jugosllavi – një vepër standarde me më shumë se 1.300 faqe e hulumtuar me përpikëri. Që nga ajo kohë, ish-redaktori i gazetës së Mariborit “Večer” ka shkruar kryesisht për mediat e huaja, përfshirë “Spiegel” dhe “Guardian”.

Në shkrimet e tij ai nuk është marrë vetëm me Janšan dhe kampin e tij – por edhe me ish-presidentin Milan Kuçan, i cili ka qënë i përfshirë në një tregti armësh. Kur gazetari shkruajti për korrupsionin në furnizimin me aparate frymëmarrjeje në fillim të muajit prill, kryeministri Janša e sulmoi personalisht atë – një veprim i palejueshëm për qeveritë demokratike, raporton

Në intervistë me DW, Zgaga tha se jeton në një izolim të dyfishtë: “Nga njëra anë për shkak të virusit, nga ana tjetër për shkak të kërcënimeve.

Për ca kohë  guxoja tëdilja nga banesa vetëm natën”. Ai është i vetëdijshëm se politika ndonjëherë ka si qëllim frikësimin e gazetarëve dhe shmangien e kritikave ndaj shtetit. “Ne të gjithë duhet të jetojmë të frikësuar, qëllimi është një diktaturë e frikës,” tha gazetari investigativ, fitues i çmimit Freedom of Speech Award.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re