Kryeministri Edi Rama në ‘Twitter’ i është përgjigjur kritikave në lidhje me reagimin e tij ndaj dhunës në Kuvend, karshi homologut Albin Kurti, ku shkruan se nuk i intereson se kush e ka gjuajtur shishen i pari por kërkon që opozita të largohet nga ajo sjellje.

Edi-rama-dhe-albin-kurti

Rama thekson se “justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon Kosovën por e dëmton akoma më shumë reputacionin e saj”.

Postimi i plotë:

Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme. Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re