Ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç, nuk ia dorëzoi detyrën kryeministrit të ri Dritan Abazoviç, pasi zgjedhjen e tij e quajti jodemokratike dhe në vend të dorëzimit protokollar të detyrës Abazoviçit, la vetëm një mesazh në kabinet.

“Dorëzimi i detyrës kryeministrit si gjest protokollar praktikohet në kushte legjitimiteti të padiskutueshëm. Meqenëse kemi shkelur procedurat kushtetuese, nuk dua t’i jap legjitimitet shkeljes së dukshme të rregullave demokratike dhe ligjore duke simuluar rregullsinë”, ka shkruar Krivokapiq në Twitter.

Të enjten, parlamenti malazez zgjodhi me shumicë votash qeverinë e 43-të, të kryesuar nga kryeministri Dritan Abazoviç, si dhe qeverinë e parë të pakicës në historinë e vendit.

Në fillim të shkurtit, parlamenti malazez votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Zdravko Krivokapiç pas konfliktit midis këtij të fundit dhe zëvëndësit të tij Abazovic.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, qeveria e pakicës duhet të udhëheqë vendin për një vit deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re