Bashkimi Evropian dëshiron që OBSH të jetë më transparente në raportimin se si shtetet e tij anëtare informojnë për krizat e reja shëndetësore, sipas një propozimi të reformës së KB.

Teksti, i hartuar nga qeveria gjermane pas bisedimeve me vendet e tjera anëtare të BE, është rezultat i planeve disa mujore të Bashkimit për të adresuar mangësitë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për sa i përket financimit, qeverisjes dhe kompetencave ligjore.

Në një dokument nga 19 tetori, i cili u inspektua nga Reuters, OBSH inkurajohet të miratojë masa që do të rrisin “transparencën e pajtueshmërisë kombëtare” me rregulloret ndërkombëtare të shëndetit.

BE kërkon që vendet anëtare të OBSH-së të shkëmbejnë informacione mbi urgjencat shëndetësore sa më shpejt.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar OBSH-në si të prirur ndaj Kinës, në fazën e parë të pandemisë kur Pekini ngadalë ndau informacionin kryesor në lidhje me një virus të ri koronar që u shfaq për herë të parë në qytetin e Wuhan.

Presidenti Donald Trump zyrtarisht tërhoqi SHBA nga OBSH në korrik, që do të thotë Uashingtoni po pezullon fondet për agjencinë.

OBSH-ja ka mohuar vazhdimisht akuzat.

BE është ndër donatorët më të mëdhenj

BE dhe vendet e saj anëtare janë ndër donatorët më të mëdhenj për OBSH dhe do të jenë më të mëdhenjtë pas tërheqjes së SH.B.A.

Drafti i propozimit të BE do të diskutohet nga ministrat e shëndetësisë të BE në një videokonferencë javën e ardhshme dhe do të synojë një pozicion të përbashkët të BE përpara asamblesë së OBSH në mes të nëntorit.

Drafti përsërit mbështetjen e BE për OBSH dhe thekson rolin qendror të agjencisë në zgjidhjen e krizave globale të shëndetit.

Sidoqoftë, transparenca e pamjaftueshme përmendet si e para nga shumë sfida me të cilat përballet agjencia e KB, si dhe mungesa e fondeve “të parashikueshme dhe të qëndrueshme”.

Ai gjithashtu bën thirrje që vendet anëtare të OBSH-së “të zbatojnë sistemin e raportimit në mënyrë më efikase dhe të qëndrueshme”.

Kjo duket se u referohet kritikave që Kina dhe vendet e tjera nuk ndanë informacione pandemike në kohën e duhur.

Dokumenti thotë se mekanizmat për të vlerësuar sesi shtetet përmbushin detyrimet e tyre të raportimit duhet të forcohen dhe të bëhen periodike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re