Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka aprovuar 5.1 miliardë euro në financim të ri për të mbështetur investimet nga kompanitë në krizën e koronës dhe sistemet shëndetësore në vendet e Bashkimit Evropian të goditura më shumë nga pandemia e virusit koronar.

Shuma përfshin një hua 5 miliardë euro mbështetur nga një Fond i ri Evropian i Garancisë (EFG), krijuar për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme të luftojnë efektet e krizës së koronës.

“Dimri as nuk ka filluar dhe ne tashmë jemi duke u përballur me atë që mund ta quajmë vala e dytë e pandemisë COVID-19 në të gjithë Evropën,” tha shefi i EIB, Werner Hoyer në një deklaratë.

“Sistemet e kujdesit shëndetësor janë përsëri nën stres dhe ne duhet të kemi frikë se situata do të përkeqësohet në muajt e ardhshëm,” shtoi ai.

“Në një situatë të tillë, jam i kënaqur që bordi i EIB miratoi sot operacionin e parë nën kujdesin e Fondit të Ri të Garancisë Evropiane të Grupit EIB, i cili duhet të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të përballuar krizën,” shtoi ai.

Bordi i fondit miratoi gjithashtu 1.66 miliardë euro garanci dhe produkte kapitale të Fondit Evropian të Investimeve, tha deklarata.

“Miratimet totale të EGF prej 2.6 miliardë euro synojnë të mobilizojnë 11.33 miliardë euro në financimin total,” tha EIB.

Masat e rikuperimit

Më 23 prill, Këshilli Evropian miratoi krijimin e një Fondi Evropian të Garancisë si pjesë e një pakete më të gjerë masash për të rivitalizuar ekonominë e Bashkimit Evropian nga kriza e shkaktuar nga epidemia COVID-19.

Vlera e fondit është 25 miliardë euro dhe qëllimi është të lejojë Grupin EIB të rrisë mbështetjen për kompanitë evropiane kryesisht të vogla dhe të mesme, duke përfshirë fillestarët, me deri në 200 miliardë euro financim shtesë.

Deri në 5 përqind të fondeve duhet të shkojnë për ndërmarrjet publike dhe entitetet aktive në sektorin shëndetësor, dhe për kërkime shëndetësore dhe shërbime në lidhje me krizën aktuale shëndetësore.

Të 27 anëtarët e BE do të paguajnë një kontribut në fond në proporcion me pjesën e tyre të kapitalit të EIB.

EIB gjithashtu ka aprovuar 1.3 miliardë euro në mbështetje të energjisë së pastër, efikasitetit të energjisë dhe projekteve të furnizimit me ujë në Evropë dhe Afrikë. Një pjesë e parave do të shkojë për modernizimin e rrjeteve të shpërndarjes së energjisë elektrike të Greqisë për të mbështetur tranzicionin e energjisë.

Ai miratoi gjithashtu 381 milion euro për të përmirësuar një sistem të qëndrueshëm transporti në Poloni dhe Ukrainë dhe 764 milion euro për arsimin, shëndetësinë, strehimin dhe zhvillimin urban në Suedi, Austri, Gjermani dhe Hollandë.

Në total, BERZH ka aprovuar 24.9 miliardë euro që nga fillimi i pandemisë për sektorin publik dhe privat në vendet rreth botës për të adresuar më mirë shëndetin, shoqërinë dhe sfidat ekonomike të paraqitura nga pandemia e koronavirusit, tha deklarata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re