Pasi ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, i cili vjen nga e djathta, dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj marrëveshjes mbi emrin e ri të Maqedonisë, qeveria greke është futur në krizë.

Kamennos paralajmëroi se të gjithë anëtarët e partisë së tij “Grekët
e Pavarur”, tani ish-partner i koalicionit të Syriza-s qeverisëse, të cilët do
të votojnë për Marrëveshjen e Prespës, do të përjashtohen nga partia. Ai
gjithashtu bëri thirrje për një referendum mbi çështjen.

Kryeministri grek Alexis Tsipras pranoi dorëheqjen e tij, tha
se ai tashmë kishte një emër të ri për këtë post, por gjithashtu i kërkoi
parlamentit të votonte për besimin e qeverisë.

Të premten, parlamenti maqedonas votoi për të ndryshuar Kushtetutën,
prej së cilës më pas ndryshoi dhe emrin e shtetit në Republika e Maqedonisë
Veriore.

“Çështja
e emrit të Maqedonisë nuk më lejon të sakrifikoj një karrige ministrore.
Falënderova kryeministrin për bashkëpunimin dhe shpjegova se për shkak të kësaj
çështjeje kombëtare nuk mund të vazhdojmë së bashku”, tha
Kammenos pas takimit me Tsipras.

Koalicioni Tsipras ka 153 vende në parlament me një total prej
300, dhe partia e tij Syriza 145.

Në një konferencë për shtyp, Kryeministri grek tha se do të
kërkojë votë parlamentare mbi besimin e qeverisë në fund të mandatit të
qeverisë që skadon në tetor 2019.

“I
vendosur, informova kryetarin e Parlamentit që të fillojë procedurën në
përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin parlamentar për një votëbesim për
qeverinë, për shumicën e qartë në marrjen e vendimeve të rëndësishme për
shoqërinë dhe vendin tonë”, tha Tsipras.

Besimi ndaj qeverisë do të diskutohet tashmë të martën dhe votimi
do të jetë enjten.

Ai u përgjigj dhe ministrit të Jashtëm maqedonas Nikola
Dimitrov, i cili është i bindur se qeveria greke “mbetet e angazhuar në mënyrë të vendosur, në përputhje me interesat
kombëtare, për të përfunduar Marrëveshjen e Prespës”.

“Është
më e dobishme për të dërguar një mesazh se është koha që të dy vendet fqinje,
të cilat kanë shumë interesa të përbashkëta, të ndërmarrin një hap drejt partneritetit
strategjik dhe aleancave të ardhshme”, ka thënë Dimitrov.

Tsipras përgëzoi kryeministrin maqedonas Zoran Zaev të premten
në mbrëmje mbi marrëveshjen e miratuar dhe shtoi se votimi në parlamentin grek
do të jetë për dhjetë ditë.

Të dy vendet ranë dakord mbi emrin e ri të Maqedonisë në
qershor, por Shkupi do ta përdorë atë vetëm kur edhe Parlamenti grek ta
ratifikojë marrëveshjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re