Ashtu si shumë sektorë të tjerë, pandemia ka dëmtuar edhe peshkimin. Mbyllja e restoranteve dhe hoteleve për më shumë se dy muaj ka ulur ndjeshëm çmimin e peshkut në treg, duke reduktuar të ardhurat për peshkatarët e Pogradecit.

Peshkatarët thonë se kjo gjë i ka futur në krizë pasi ata peshkojnë në mënyrë artizanale dhe nuk mund të kapin më shumë se 3 kilogramë në ditë.

Situata e vështirë pranohet edhe nga organizata e menaxhimit të peshkimit në këtë zonë.

Në liqenin e Pogradecit peshkojnë rreth 200 peshkatarë të licencuar. Aktiviteti i tyre është i lidhur ngushtë me turizmin pasi pjesa më e madhe e peshkut shitet në hotele e restorante.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re