Sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq vazhdojnë dhe rrisin çmimet e transportit detar, duke shkaktuar rritje të presioneve inflacioniste dhe vonesa në dërgimin e mallrave.

Kompanitë e transportit detar tashmë kanë devijuar tregtinë me vlerë 200 miliardë dollarë nga Kanali i Suezit, duke i drejtuar anijet e tyre nëpër Afrikë.

Lexo edhe :Related Posts

Kjo krijon një front të ri në “stuhinë” me të cilën përballet tregtia globale. Tarifat po rriten çdo ditë, koha e tranzitit po zgjatet dhe kërcënimi i dërgesave me vonesë të produkteve të pranverës dhe verës është në rritje.

“Presionet e zinxhirit të furnizimit që shkaktuan pjesën kalimtare të inflacionit në 2022 mund të kthehen nëse problemet në Detin e Kuq dhe Oqeanin Indian vazhdojnë,” tha ekzekutivi i The Lindsey Group, Larry Lindsey.

Kërcënimet e Houth në Detin e Kuq janë kthyer në kërcënim real të ekonomisë globale, teksa vendet po përpiqej të gjejnë zgjidhje alternativë, por të gjitha kanë rezultuar me kosto tejet të larta.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re