Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida tabaku, ka komentuar situatën ekonomike në vend, duke u shprehur se Shqipëria sipas saj, po shëndërrohet në një ekonomi që nuk ka vizion për të shfrytëzuar potencialin e saj.

Tabaku shprehet se shkaktar i krizës ekonomike është vizioni i cunguar dhe sistemi i korruptuar.

Ndër të tjera, deputetja demokrate shpreh se “i gjithë fokusi dhe ëndrra e qeverisë është të sjellë në kuvend ligje me porosi, të betonojë zonat e mbrojtura dhe të japë investime strategjike si qoka në kurriz të pronës private dhe asaj publike.”

Raagimi i plotë:

Një qeveri e varfër në ide punon për një shqiptar të varfër tek të ardhurat dhe mundësitë.

Shqipëria po shndërrohet përditë në një ekonomi që nuk ka vizionin për të shfrytëzuar potencialin e saj. Kriza e ekonomisë, që në letër mund të duket si në rrugën e duhur por në realitet po shkon drejt dështimit, vjen si pasojë e një vizioni të cunguar dhe një sistemi të korruptuar.

Sistemi ekonomik dhe fiskal i ngritur dhe zbatuar prej qeverisë ofron një ekonomi që nuk shfrytëzon tërësisht gjithë mundësitë e saj. ndërsa sot tregjet botërore janë në një betejë për mineralet si bakri, kromi apo dhe në kërkim të hidrogjenit vendi jonë vazhdon betejën e paepur për të betonuar çdo mrekulli natyrore dhe për të zhbërë çdo mrekulli të së shkuarës dhe gjurmë të saj.

Nëse sot bota është në një betejë për të shfrytëzuar klimën apo dhe të rinjtë në fushën e kodimit, qeveria gjen çdo mënyrë për të kapur peng këtë sektor përmes politikave fiskale dhe mungesës së incentivave ekonomike.

Nëse sot Europa gdhihet nga protestat e fermrëve që luftojnë për të drejtat e tyre dhe në SHBA beteja është dhe për ato fermerë dhe subvecione në Shqipëri qeveria krenohet me dështimin gati 3 vjeçar të fermerit me një rritje as 1%.

I gjithë fokusi dhe ëndrra e qeverisë është të sjellë në kuvend ligje me porosi, betonojë zonat e mbrojtura dhe të japë investime strategjike si qoka në kurriz të pronës private dhe asaj publike.

Një qeveri e varfër në ide sponsorizon përherë një shqiptar të varfër tek të ardhurat dhe mundësitë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re