Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca dhe Spanja duan emigrantët të cilët vijnë në Evropë të vendoset në “qendra të mbyllura”, në mënyrë që autoritetet mund të vendosin nëse ata kanë të drejtë të aplikojnë për azil.

“Ne sugjerojmë qendrat e paraburgimit në vend të afërt dhe më të sigurta (në lidhje me burimin e fluksit të refugjatëve)”, tha Macron, pas takimit të parë me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, në prag të samitit joformal nesër në Bruksel me disa shtete anëtare të BE-së mbi amigracionin.

Ai shtoi se ekipet nga këto qendra evropiane të paraburgimit duhet të kthejnë njerëzit që nuk kanë marrë statusin e një azilkërkuesi në vendin nga ku kanë ardhur.

Macron tha gjithashtu se po mbron zbatimin e sanksioneve financiare për vendet e BE-së që refuzojnë të marrin emigrantë të cilat kanë të drejtën e azilit.

“Jam në favor të mekanizmave që e marrin këtë parasysh”, tha Macron në përgjigje të një pyetjeje rreth sanksioneve të mundshme financiare.

“Nuk mund të kemi vende që përfitojnë shumë nga solidariteti i Bashkimit Evropian e nga ana tjetër shprehin fort egoizmin e tyre kombëtar kur bëhet fjalë për çështjet e emigrantëve”, shtoi Macron.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re