Kryeministri Rama ka lançuar politikën e re financiare për nxitjen e lindshmërisë, ku shpalli kuotat e shpërblimeve nga shtetit për çdo bebe të lindur.

50-mijë lekëshi i deritanishëm rritet disafish.

Fëmija i parë i një çifti do të marrë 8 fishin e bonusit – 400. mijë/ lekë

Fëmija i dytë do të marrë 16 fish të bonusit – 800 mijë lekë.

Dhe fëmija i tretë 24 fish – 1 milionë e 200 mijë lekë.

Tjetër lehtësi do jetë ajo e natyrës burokratike.

“Çdo bebe që lind në maternitetet e Republikës së Shqipërisë do të regjistrohet aty dhe nuk do të shkojë në Gjendje Civile, dhe aty do të marrë menjëherë çekun për mirëseardhjen”, sqaroi Rama.

Kjo politike e re starton më 1 janar të 2019-ës.

Ministrja Manastirlliu që ishte krah tij, premtoi përmisimin e shërbimit gjinekologjik në mbarë vendin, duke folur për investime në marteniteve dhe modernizimin e tyre. Të gjitha këto sipas saj, do ndikojnë në rritjen e lindshmërisë.     

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re