Nataliteti në Francë vazhdon të bjerë, siç dëshmohet nga fakti se në vitin 2022 kanë lindur pothuajse 726 mijë foshnja, pra 16 mijë më pak se një vit më parë, që është një rënie prej 2.2 për qind, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike.

Që nga viti 2011, numri i foshnjave të porsalindura në Francë ka qenë në rënie të vazhdueshme, me përjashtim të një rikuperimi të lehtë në vitin 2021, “vit i prekur nga mbyllja dhe kufizimi për shkak të krizës shëndetësore”, saktëson INSEE.

Në vitin 2022, lindën 20,8 për qind më pak fëmijë se në vitin 1971, kur lindshmëria arriti kulmin me 916,370 të porsalindur, raporton Mond.

Midis 2021 dhe 2022, rënia e nivelit të lindjeve është më e madhe tek nënat e moshës 25 deri në 29 vjeç (2,7 përqind) dhe 30 deri në 34 vjeç (3,6 përqind).

Rënie e natalitetit edhe në vendet fqinje

Vetëm gratë mbi 40 vjeç kanë më shumë fëmijë se më parë (3.3 për qind), që është një “trend afatgjatë”, sipas INSEE.

Mosha mesatare e nënave në lindje u rrit në dhjetë vjet nga 30.2 në 31.2 vjeç.

Sipas gazetës franceze, lindshmëria po bie edhe në vendet fqinje, kështu që në BE ka rënë me 4.9 për qind midis 2021 dhe 2022.

Gjithashtu, në Estoni dhe Greqi, lindshmëria po bie me më shumë se 10 për qind, ndërsa Portugalia është i vetmi vend anëtar i BE-së ku numri i foshnjave po rritet. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re