Mungesa e një plani konkret veprimi për shpërndarjen e emigrantëve ka shkaktuar zemërim në radhët e autoriteteve greke të cilët e konsiderojnë situatën aktuale një krizë kombëtare.

 

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të mbledhë kabinetin këtë të hënë pëtr të diskutuar marrjen e masave emergjente për kushtet e reja të azilit. Më herët nga Neë Yorku, Micotaqis kritikoi dështimin e disa shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore për të marrë azilkërkuesit.

 

“Ne po i tejkalojmë kufijtë e aftësisë sonë për të trajtuar këtë problem. Greqia nuk mund ta mbajë vetëm barrën e lëvizjeve masive të njerëzve.” –deklaroi kryeministri grek ndërsa foli për një “sfidë evropiane që kërkon veprime evropiane”.

 

Për të lehtësuar disi gjendjen në kampet e refugjatëve në ishujt grekë në Lindje të Egjeut, qeveria në Athinë ka zhvendosur 350 migrantë duke i sjellë në kampet brenda vendit. Qeveria në Athinë kërkon që të zhvendosë në kampet brenda vendit më shumë se 10.000 vetë nga kampet e regjistruara në ishull.

 

Sipas organizatës së OKB-së për refugjatët, UNHCR vetëm në gusht kanë ardhur në Greqi, në ishujt Lesbos, Kios, Samos, Leros dhe Kos rreth 8 mijë emigrantë. Kjo është shifra më e lartë që nga hyrja në fuqi e paktit të Turqisë me BE në mars të vitit 2016.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re