Italia nuk do të pranojë azilkërkuesi të kthyer nga Gjermania dhe Spanja duhet të marrë dhe katër anijet me emigrantë të ardhura nga Libia, tha ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini.

“Qeveria italiane do të ndihmojë vetëm italianët”, tha kreu i Ligës anti-emigrant në Romë. “Pra, në vend që të pranojmë, jemi gati të japim”.

Komentet e Salvinit janë një përgjigje ndaj planeve të ministrit të Brendshëm gjerman, Horst Seehofer për të bllokuar në kufi ata emigrantë të cilve iu është refuzuar kërkesa për azil ose që janë regjistruar si azilkërkues në një vend tjetër të BE-së.

Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë planin e Seehofer dhe kërkoi që të gjendet një zgjidhje në nivelin e të gjitha vendeve të Bashkimit.

Sipas planit të rishpërndarjes së emigrantëve brenda BE-së dhe që për momentin është në vendnumëro, “Spanja është menduar për të marrë 3,265 azilkërkues, dhe deri më sot ajo ka marrë 235. Në këtë mënyrë mund të marrë katër anijet e mëposhtme me emigrantët nga Italia”, gjykon Salvini.

Në një konferencë shtypi pas takimit me homologun e tij austriak Herbert Kickle, ai dërgoi një mesazh në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi duke i kërkuar Evropës të sigurojë më shumë njerëz dhe fonde për mbrojtjen e Mesdheut”, tha lideri i Lega-s. “Nëse dikush në Evropë mendon se Italia ende duhet të jetë një kamp refugjatësh, është mashtrim. Italia do të ndihmojë vetëm italianët”, tha ai.

Kolegu i tij austriak ndërkohë ka raportuar njuë projekt, ku tha se vendi i tij do të bashkëpunojë me Danimarkën në mënyrë që të jetë në pjesë të Ballkanit ku të hapen qendra  pritjeje për azilkërkues të cilët iu është refuzuar kërkesa për azil në Evropë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re