1 në 3 familje në Shqipëri rezultojnë se kanë një borxh për të paguar. Në vrojtimin e bërë nga Banka e Shqipërisë, mbi situatën huamarrëse të individëve në Shqipëri, rezulton se 37% e këtij borxhi është marrë për nevoja konsumi.

2 në10 familje të cilat kanë deklaruar se kanë një hua për të paguar, shprehen se detyrimi është ndaj një malli për të cilin nuk i kanë dhënë paratë, ndërsa pjesa tjetër e familjeve me detyrime, e kanë marrë atë si kredi për banesë apo investim për biznesin e tyre.

44% e familjeve huamarrëse pranojnë se kanë marrë hua në burime joformale, me para në dorë, ndërsa vërehet se është rritur përdorimi i burimeve formale të borxhit drejt bankave apo institucioneve financiare, raporton Klan.

60% e individëve kanë si burim të ardhurash vetëpunësimin dhe pensionin, ndërsa pjesa tjetër ndahet në të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re