Skip to content

Kriza energjetike/ Berisha: Çmimet nuk u rritën nga lufta, por nga plaçkitja dhe keqmenaxhimi

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Komisioni i Rithemelimit është mbledhur këtë të mërkurë për të diskutuar për krizën energjetike në vend.

 

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, shkaku kryesor nuk është lufta në Ukrainë, siç pretendon mazhoranca, por keqqeverisja.

 

“Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që takson naftën mbi 1 euro, që prodhon 1 mln ton dhe që ka dy-tre çmimeve më të larta në Europë. Energjia e Shqipërisë në masën 96-98 % është tërësisht ujore. Jo vetëm që është ujore, por ajo prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër të kontinentit. Duke parasysh këto faktorë dhe ne qoftë se analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujore të kaskadës, konstaton se shkaku themelor i energjetiken në Shqipëri nuk është moti, lufta, por është plaçkitja, grabitja, vjedhja në këto sipërmarrje. Shkaku më themelor i krizës nuk është moti, nuk është lufta por është plaçkitja dhe vjedhja në këto sipërmarrje të baseneve ujore. Shqipëria nuk besoj të ketë vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet e saj dhe shet energji me 41 euro kur në bursë është 130 euro. Apo blen energji me 300 euro kur në bursë është me 150 euro. Kemi të bëjmë me një menaxhim kleptokratik sepse borxhi i këtyre sipërmarrjeje ka shkuar në 1 miliardë euro”, u shpreh Berisha.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë