Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka qetësuar qytetarët, duke deklaruar se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndryshe nga shumë vende të rajonit që kanë nisur reduktimet, përfshirë edhe Kosovën.

 

Në një postim në Facebook, Balluku shkruan: “Nuk do të aplikohet asnjë ndërprerje energjie në Republikën e Shqipërisë”.

 

Kjo deklaratë e ministres vjen në një moment kur qeveria po harton një plan masash për kursimin e energjisë, ndërsa në publik po aludohej për ndërprerje. Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar shqiptarëve që të përdorin panelet diellore, si forma më e mirë për kursim.

 

Nga ana tjetër, ministrja e Energjisë thekson se fasha 800 kWh do të aplikohet vetëm për konsum familjar dhe jo për bizneset. Balluku shton se 1% e kursimit të konsumit vjetor të një familje është e barabartë me 3.34 miliardë lekë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re