Pas shpalljes së krizës energjitike dhe pranimit se vendi ynë do të preket në të ardhmen nga rritja e pakontrolluar e çmimeve, kryeminsitri Edi Rama ka lajmëruar se ditën e nesërme do të mbledhë qeverinë në orën 09:00, ku pritet të trajtohen këto çështje për të cilat qytetarët organizuan edhe një protestë së fundmi përpara kryeministrisë.

Pas mbledhjes së qeverisë, Rama ka paralajmëruar se do të mbajë edhe një konferencë për mediat, ku do të flasë në lidhje me vendimet e marra gjatë mbledhjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re