Eksperti i energjisë, Eduard Elezi është shprehur se qeveria duhet të heqë dorë nga vendimi për vendosjen e fashës së energjisë, 800kwh.

Madje, Elezi u shpreh se qeveria duhet të rishikojë për ulje të tarfiës së energjisë.

“Pikë së pari duhet të sqarojmë se pjesa e prodhimit vendas është 100 % e gjthë mbulimit të konsumit vendas për 8 muajt e parë të këtij viti. Prodhumi vendas jo vetëm që ka mbuluar konsumatorin por këta i kanë shitur energji biznesit shqiptar me çmime tregu që do të thotë që, fitimet nga 12 euro në 450 euro janë shumë të lartë, ndaj nuk ka vend vendimi i Entit Rregullator të Energjisë, qoftë për konsumatorët apo bizneset. Duhet që ERE të jetë transparent me shifrat që vijnë nga kompanitë. Vendimi i marrë për rritjen e tarifës është në kundërshtim flagrant me ligjin. Qeveria duhet të heqë dorë nga ky vendim dhe ka vend të rishohë për ulje të cmimit jo të rritjes.”

Eksperti Elezi tha se nëse energjisa menaxhohet në mënyrën që prodhimi vendas të mbulojë konsumatorin e rregulluar, dhe t’i shitet me tarifa tregu biznesit që është i lidhur në tension të mesëm, atëherë këtu ka vend për ulje të tarifës së energjisë elektrike.

Përsa i përket ndikimit të reshjeve dhe motit, Elezi tha se situatën në Kaskadën e Drinit duhet ta rregullojnë menaxherët e saj.

“Këto janë menaxhime ditore që i bëhen Kaskadës së Drinit, menaxherët të bëjnë parashikimet përkatëse dhe të menaxhojnë kaskadën,  nuk ka lidhje me tarifën e energjisë elektrike.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re