Eksperti i ekonomisë, Edvin Stefani ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Fax News për të folur mbi krizën energjitike në vendin tonë.

Ai e sheh fajin kryesor te menaxhimi që i bën sektorit të energjisë politika shqiptare, duke mos kursyer asnjërën palë politike. Sipas tij, ata mendojnë vetëm në planin afatshkurtër, prandaj dhe janë këto probleme më pas.

“Problem tjetër është çështja e humbjeve në rrjet që janë kosto për mundësitë tona për të prodhuar energji dhidrike. Çdo krizë që është lokale në hapat e parë mund të zgjerohet. Problemi është sa do zgjasë kjo krizë? Mendohet se do të jetë afatshkurtër. Ne mund të kishim një mundësi në investimin në energjinë hidrike. Në këtë kohë ne duhet të ishim një vend që eksporton. Duhet të ishim njerëzit që duhet të shisnin në çmim të lartë. Faji i përket të dy palëve politike pasi shohin me drita afatshkurtër. Ne do përjetojmë një dimër të vështirë me shpresën se kriza do jetë afatshkurtër“, tha ai.

Më tej, eksperti e pranoi se kriza nuk ka nisur në Shqipëri, por në Europë. Gjithsesi ai pranoi po ashtu se vendi ynë ka problemet tona, pasi duke parë burimet hidrike, të tilla kriza do kaloheshin më lehtë po të kishte mirëmenaxhim.

“Kriza energjitike lindi në Europë por nuk ka prekur gjithë botën. Dyshohet se erdhi nga keqmenaxhimi i kontratave. Nga njëri krah pritshmëritë u strukturuan në kontrata afatshkurtra, por duhet të ishin afatgjata. Kjo është një krizë që nuk e ka origjinën në Shqipëri. Kriza ndikoi në keqfunksionim të ekonomive botërore. Kriza besoj se është e përkohshme, por ne kemi problemet tona sepse bne kemi mundësite që të kalojmë më mirë kriza të tilla, pasi ne kemi burime hidrike. Natyra dhe zoti së bashku na kanë dhënë mundësinë të kemi investime shumë të mira sic është Skavica për shembull“, theksoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re