Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku në foks të diskutimit ka qenë paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha u tha deputete se “e rëndësishme është kontakti direkt me qytetarët për të nxitur,inkurajuar, organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të Edi Ramës për boshatisjen e  xhepave të qytetarëve”.

Kryeministri Rama paralajmëroi dje në një konferencë të jashtëzakonshme se një krizë energjetike po i afrohet Shqipërisë, pas rritjes së çmimit të karburantit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re