Gjergj Buxhuku, administrator i konfindustria-s gjatë një lidhej në skype për “Fax Neës” ka folur për krizën e energjisë elektrike dhe si do të ndikojë në jetën e qytetarëve dhe mbijetesën e biznesit.

Gjatë fjalës së tij, Buxhuku tha se biznesi në Shqipëri paguan çmimin më të lartë të energjisë elektrike krahasuar me vendet e tjera të Rajonit. Gjithashtu ai tha se ekonomia shqiptare për një kohë të gjatë është në gjendje të vështirë.

“Alarmi që ngriti Rama, në fakt cdo kryeministër i botës normalisht është i kufizuar me alarme të tilla por përderisa ai dha një alarm të tillë gjendja është mjaft e vështirë. Në fakt është për të ardhur keq që ndodh kështu së pari ekonomia shqiptare prej kohësh është në gjendje të vështirë, kemi parasysh dy goditje të njëpasnjëshme nga tërmeti në 2019 dhe pastaj nga pandemia”, tha fillimisht Buxhuku.

“Nga analizat që ne kemi parashikohet sips skenarit në janar mbi 7700 biznese industri që operon në tregun e lirë do të preken nga cmimet e larta 2-3 herë të cmimeve më të larta. Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike është një lajm i mirë. Nëse kjo krizë vazhdon gjatë bëhet fjalë që sektorë të shumtë të ekonomisë shqiptare rrezikojnë falimentimin duke pasur parasysh që falimentimi në këto kushte sidomos industrive do të thotë që këto mos hapin dyer e punës. Kriza e energjisë do të ndikojë drejtpërdrejt tek qytetarët. Ne në Shqipëri biznesi dhe industria paguan cmimet më të shtrenjta për energjinë elektrike, ne paguajmë nga 20 deri në 50% më shumë se bizneset e vendeve të tjera të Rajonit.

Jemi të prekur nga ajo që ka ndodhur në botë apo është problem i Shqipërisë? Unë do të thoja që në radhë të parë është problem i Shqipërisë. Fakti që jemi në krizë 70% është faji i politikës së menaxhimit tonë të brendshëm sepse Shqipëria nuk është pjesë e gazit dhe nuk varet nga cmimi i gazit natyror që përdoret për energji elektrike”, tha Buxhuku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re