Rritja e çmimit të naftës ka bërë që në Malësi të Madhe ti rikthehen traditës, punimit të tokës me kafshë.

Smajl Zekaj, rreth 60 vjeç, i është rikthyer punës si në mesjetë në fshatin Kalldrun të Bashkisë Malësi e Madhe. Ai thotë se puna me parmendë është e ështirë, por bëhet njësoj si me mjetet e tjera.

“Kjo punë u bë e nevojshme pas rritjes së çmimit të naftës. Iu rikthyem traditës e ndoshta po shkojmë në Europë. E vështirë, por puna bëhet njësoj si me mjete të tjera. Ka edhe të tjerë si puna ime në fshat. Mjetet i kemi pasur të trashëguara” – tregon 60-vjeçari.

Banorët në Malësi të Madhe përballen me vështirësi të mëdha ekonomike dhe rritja e çmimit të naftës ka ndikuar edhe më shumë, duke bërë që ti rikthehen punës si në mesjetë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re