VALENTINA MADANI/ Ish-Presidenti, Bamir Topi, beson se në zgjedhje gjatë këtyre viteve nuk ka pasur programe. I ftuar mbrëmë në “News 24”, Topi deklaroi se kryeministri Edi Rama 3 palë zgjedhje i ka fituar me timon, dajre dhe tepsi.

-1200-630-629e31dd54cf2

Ai shtoi se sa i përket zgjedhjeve brenda PD-së, u hapën për t’u fituar nga ishkryedemokrati Lulzim Basha, i cili sipas tij e ka të sigurt rikthimin në krye të kësaj force politike. Ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha, Topi tha se ai ka artikuluar që në vitin 2005 se nëse fitonte zgjedhjet e përgjithshme do bënte zgjedhje që të vendosej dikush tjetër kryeministër, një deklaratë kjo që Berisha e ka bërë edhe gjatë ditëve të fundit.

“Basha është një personazh aq i ekspozuar sa nuk ka nevojë për etiketim. Rikthimi i tij është i sigurt në krye të Partisë Demokratike zyrtare. Kur është folur për programe këtu? Në 3 palë zgjedhje, një herë fitohet me timon, një herë me dajre e më pas me tepsi. Për të drejtuar vendin nuk ka nevojë për program, kur gara është e hapur për t’u fituar nga Basha. Kur flasim për program flasim për një parti serioze, por kjo nuk është. Po të kthehem në vitin 2005, Berisha në mjedise të caktuara artikulonte dhe mundësinë se jo domosdoshmërisht ai do ishte kryeministër, por do ishte dhe filani e filani. Në funksion të audiencës, kur ka njerëz të mërzitur me lidershipin e tij, ai tenton të japë një opsion që unë jam këtu, por jo domosdoshmërisht unë. Vetë Berisha e di që është me shansin zero për të ardhur në pushtet. Edhe sikur të mos ishte non grata ka elementë të tjerë që lidhen me dështimet në qeverisje. Ai iku në vitin 2013 me kontestim të jashtëzakonshëm publik. Ka edhe shumë momente që e shoqërojnë. Është mosha biologjike po ashtu”, u shpreh ai.

Bamir Topi e krahasoi PD-në me një të sëmurë që po lëngon në shtrat ndërsa ka shtuar se ekziston nevoja për riorganizim, por jo pas një sigle e individi. Topi u shpreh se PD është kthyer në një parti që nuk frymëzon më, e një parti e tillë sipas tij nuk ka më fuqinë të bëjë rotacion. Ish-Presidenti foli edhe në lidhje me deputetët dhe lëvizjet që po bëhen për zgjedhjet parlamentare të 2025, ku tha se ata janë kthyer në shembullin më të keq të një politikani, që lufton për një karrige si strehë në Parlament duke u kthyer në rrogëtarë, me rroga të majme tashmë pas rritjes së pagave.

“Sa më shumë kalon koha aq më shumë shfaqet klinika, si një sëmundje që nuk e shfaq veten të plotë në fillim. Tani shohim një pacient në shtrat që po lëngon. Në politikë ai që nuk parashikon ndërmerr rrugëtime të panevojshme, të cilat përfundojnë në mjaft raste në greminë. Shoh një rast elokuent ku një parti që ka një histori të vetën, sa vjen dhe e mbulojmë historinë e PD me momente negative, por historia e saj është e bukur. Nëse kthejmë kohën pas shohim që ka shumë suksese. Në 1995 u bë pjesë e Këshillit të Evropës, më pas rrugëtimi drejt NATOs, liberalizimi i vizave, pavarësia e Kosovës ku edhe ne kishim pjesën tonë. Në vijim të kësaj rruge jemi në një fazë që kjo sigël tek e cila tentojnë të kapen të mbyturit e njerëzit pa personalitet nuk ka asnjë lloj shansi. Fakti që këta vijojnë të kenë grupimet e tyre, shoh që do vijojnë të kapen pas siglës, dikush do krijojë një parti tjetër, do shkojnë qoftë tek sigla apo kuptimi do përafrohen, dhe kjo do të konfuzojë më shumë njerëzit. Në bazë të këtyre ‘mendjeve të ndritura’ kjo gjë po shkon shumë keq”, deklaroi Bamir Topi.

Sipas tij, PD-ja nuk frymëzon. “Ardhja këtu duke folur për situatën e dobët të PD, më mbush me autosugjestion. Më duket se vi me një dëshirë për të kritikuar, vij me dëshirën për një analizë politike. Ndjehet nevoja për riorganizim, por jo pas një sigle e individi sepse njerëzit janë të mbushur me situatat traumatike të asaj partie, me eliminimet e elitës politike atje. Kjo parti nuk të frymëzon më dhe kur nuk frymëzon nuk bën dot më rotacion”, tha ai. Ish-Presidenti foli edhe në lidhje me deputetët dhe lëvizjet që po bëhen për zgjedhjet parlamentare të 2025, ku tha se ata janë kthyer në shembullin më të keq të një politikani, që lufton për një karrige si strehë në Parlament duke u kthyer në rrogëtarë, me rroga të majme tashmë pas rritjes së pagave. “Burokratë të parlamentit që e dinë që në këtë gjendje nuk bëjnë dot rrotacion politik por secili po luan për vete që të kenë një karrige e një strehë në Parlament. Ky është niveli më i ulët i një politikani, rrogëtar në Parlament”, deklaroi Bamir Topi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re