Romeo Gurakuqi, ish deputeti i ftuar në studion e “Fax Neës” ka folur për krizën brenda Partisë Demorkatike.

Sipas Romeo Gurakuqit e vetmja zgjidhe e kësaj situate që është formuar në PD është dorëheqje duke kërkuar falje e Lulzim Bashës dhe largimi përfundimtar i Berishës.

Gurakuqi tha se ato skena nga dy palët që kanë ndodhur në selinë e PD-së janë të turpshme pasi shqiptarët po presin që të krijohet një opozitë e fortë.

Jam i surprizuar nga linjat që janë ndjekur në mënyrë të qëndrueshme gjatë këtyre 4 muajve të fundit që ka çuar në një situatë që asnjë qytetar shqiptar nuk do të dëshirtonte ta shihte ditën e shtunë në selinë e PD. Skena të ngjashme 200 vite para me vendet perëndimore, jemi në vitin 2022 vend anëtar për të hyrë në BE, vend i sigurt i NATO-s dhe PD-ja është shkëputur komplet nga ky realitet dhe atë cfarë partnerët ndërkombëtarë kërkojnë karshi Shqipërisë. Jemi në një spektakël që nuk ka dhënë asgjë pozitive për shoqërinë shqiptare por mbi të gjitha ka qenë një shfaqje e shëmtuar. Drejtuesit e dy krahëve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe ato që u shkojnë mbrapa në këtë rrugë të verbër që nuk i con askush, ska të bëjë fare me një parti të qendrës së djathtë. Jemi në një situatë shumë të dëshpëruar, kjo që shpreh unë është ndjeshmëria e pjesës më të madhe e njerëzve të zakonshëm të majtë dhe të djathtë. Pamjet dhe skemat që ndiqen momentalisht përfshirë edhe mbledhjen e grupit është e papranueshme, drejtuesit janë thirrur për të mbajtur përgjegjësi për atë që ka ndodhur këto 4 muaj.

Nëse bëhet fjalë për blerjen e zgjedhësve të thjeshtë, më përpara ka ndodhur një proces shumë i rëndë që unë e kam denoncuar edhe në shtyp. Duhet të shqyrtohet mënyra sesi njerëz skano lidhje me partinë politike janë vendosur për shkaqe që ende nuk janë bërë transparencë, kjo është një skemë e dënueshme nga dy palët. Shikoni si reagohet ndaj kësaj situate, ka njerëz që nuk ka qëndrime. Nuk kanë përgjegjësi as ndaj elektoratit që i ka zgjedhur as në Gjykatën e Tiranës ku dy grupe demorkatësh ishin sot në gjykim, dy figurat duhet hapin rrugën me dorëheqje dhe të kërkojnë falje. Duhet të bëhet zgjidhje ristabilizuese sepse koha nuk pret, këto përplasje individuale nuk të cojnë askund. Duhet të zgjidhet lideri i ri i partisë”, tha Gurakuqi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re