Këshilli i përkohshëm ushtarak i Sudanit ka arrestuar anëtarët e  qeverisë së mëparshme dhe premtoi të mos shpërndajë protestuesit.

Po ashtu, ky Këshill i kërkoi opozitës që të zgjedhë kryeministrin e ardhshëm dhe u zotua të respektoj zgjedhjen e tyre.

Në një konferencë shtypi të dielën, zëdhënësi ushtarak Maj Gen Shamsaddin Shanto tha se Këshilli Ushtarak ishte gati për të mbështetur cilëndo qeveri civile me të cilën dakordohet partia e opozitës.

“Ne nuk do të emërojmë një Kryeministër. Ata do të zgjedhin një,” tha ai, duke iu referuar grupeve të opozitës dhe protestuesve.

Ushtria tha se nuk do t’i largojë protestuesit nga sheshet, por u bëri thirrje atyre “të rifillojnë jetën normale” dhe të ndalojnë barrikadat e paautorizuara.

“Marrja e armëve nuk do të tolerohet,” shtoi ai.

Këshilli ushtarak njoftoi gjithashtu një mori vendimesh, duke përfshirë:

Krerët e rinj të ushtrisë dhe policisë, një kre i ri i Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë Kombëtare, Komitetet për të luftuar korrupsionin dhe për të hetuar ish partinë në pushtet, heqjen e të gjitha kufizimeve të mediave dhe censurës, si dhe lirimin e policëve dhe oficerëve të sigurisë të ndaluar për mbështetjen e protestuesve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re