Skip to content

Kriza në Ukrainë “dynd” qytetarët e Shkodrës për të blerë miell, tregtarët paralajmërojnë rritje të çmimit në ditët e ardhshme

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka shtuar frikën e qytetarëve në vend për rritjen e çmimit të miellit. Në dyqanet ku tregtohet miell në qytetin e Shkodrës vihet re një rritje e interesit të qytetarëve për të blerë miell para se çmimi i tij të rritet apo të ketë mungesë në treg.

Ndërkohë, një tregtar thekson se ende nuk e ka rritur çmimin, por thotë se ka frikë apo panik të krijuar tek qytetarët. Ai e pranon se pritet një rritje e çmimit në ditët në vijim.

“Ua kam lënë me cmimet e vjetra. Me çmime të vjetra. Këta thonë që duan të rrisin. Po e bëjnë panikun vetë. Edhe këta o burra të rrisin cmimin. Rritjen e cmimit po e bëjnë të mëdhenjtë. Krizën e bën populli, miell miell miell.”- u shpreh ai për Faxnews.

Edhe tregtarë të tjerë në kryeqëndren e veriut, jashtë kamerave, e pranojnë se në ditët në vijim pritet të ketë një rritje të çmimit të miellit. Ato thonë se për momentin nuk ka mungesa, por situata mund të përkeqësohet në ditët në vazhdim nëse lufta vijon mes Rusisë dhe Ukrainës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb