“Kriza nga tenderët e OSHEE”/ PD: Rritja e çmimit për biznesin e madh bie në kurriz të qytetarëve

aga.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Partia Demokratike ka theksuar sërish se kriza e shpallur nga qeveria nuk është energjetike, por korrupsioni. Në një deklaratë për mediat, sekretari i grupit parlamentar demokrat, Arbi Agalliu u shpreh se kriza i ka themelet në abuzimin e tenderëve me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Sipas tij, rritja e çmimit të energjisë për biznesin e madh bie në kurriz të qytetarëve.

“Njerëzit, qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme,” tha ai ndër të tjera.

Deklarata e plotë

Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.

Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.Kjo krizë buron nga punësimi në administratën  publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen  nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme.

Të nderuar qytetarë! Kriza nuk vjen nga rritja e çmimit të tregjeve ndërkombëtare. Kriza i ka themelet pikërisht në abuzimet dhe në korrupsionin që kjo qeveri bën.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë