Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka nisur takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e qeverisë. Mësohet se takimi nisi rreth orës 12:00 dhe në fokus do të jenë zhvillimet më të fundit politike, që janë të lidhura dhe me prishjen e Teatrit Kombëtar.
Ky është takimi i dytë që ambasadorja Kim zhvillon brenda pak ditësh me kryeministrin Edi Rama. Takimi i disa ditëve më parë u zhvillua përpara vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Prishja e objektit ka rritur tensionin politik në vend dhe se opozita i është rikthyer protestave, duke mbështetur lëvizjen e aktorëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Gjithashtu opozita ka marrë vendim për të mos qenë pjesë e reformës zgjedhore.
Sakaq edhe ambasadorët e BE-së janë angazhuar për shtensionimin e situatës Disa orë më parë, diplomatët e vendeve të BE-së patën një takim në selinë e PD-së, me kryedmeokratin Lulzim Basha dhe drejtuesit e partive aleate.
