Angelo Massafra, arqipeshkv i Dioqezës Shkodër-Pult u ka bërë një thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha si personat që kanë në dorë zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin prej dy muajsh.

Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, Massafra u ka drejtuar një thirrje të drejtpërdrejtë dy liderve që të ulen në bisedime dhe të mos presin që problemet t’ua zgjidhin të huaj.

“Unë do t’u thosha uluni dhe bisedoni. Shikoni çfarë mund të bëhet. Shikoni të mirat që janë bërë në vitet e fundit. Të mos hedhim në erë këto të mira. Të shikojmë të luftojmë kundër shejtanit. Shejtani është ai që qesh kur gjerat shkojnë keq. Ti japim një grusht shejtanit. Ata duhet të shikojnë për interesin e njerëzve dhe kombit. Madje edhe për krahinën Ballkanike sepse Shqipëria ka rol të veçantë në Ballkan. Prandaj u bëj thirrje të ulen të bisedojnë me ndërmjetës ose shqiptarë ose të huaj për të arritur konsensus. Unë nuk kam receta mjekësore por dua të them të ulen dhe të bisedojnë. Nesër të dalin në një vendim që të zgjidhin problemet. Rama dhe Basha kanë përgjegjësinë kryesore”, u shpreh arqipeshkv i Dioqezës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re