Presidenti Meta është duke zhvilluar ditët e fundit një seri takimesh me opozitën dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit, me qëllim dhënien fund të krizës politike në të cilën ndodhet vendi prej afro një viti.

Në kuadër të këtyre takimeve, Meta do të presë në një takim në orën 12:00 të mesditës së sotme dhe ish-kryeministrin/presidentin Sali Berisha.

Po ashtu në zyrën e Metës gjatë ditës së sotme do të shkojnë dhe Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani, ndërsa dje pati një bisedë të gjatë mes kreut të shtetit dhe ish-presidentit Rexhep Mejdani.

Në takimin që pati dje me përfaqësuesit e opozitës, Meta përshëndeti kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme, ndërsa një prej temave të diskutimit ishte dhe ajo mbi Reformën në Drejtësi, dhe ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re