I dërguari special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Lajmi konfirmohet për ‘BalkanWeb’ nga burime diplomatike, sipas të cilave biseda telefonikë është zhvilluar pasditen e së enjtes.

Nuk ka shumë detaje rreth bisedës që dërguari special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka zhvilluar me Kreun e Shtetit, por mendohet se situata politike në vend dhe rrugët për një zgjedhje të saj të kenë qenë në fokus të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko