Takimi i gjatë plotë 3 orë e 15 minuta mes Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson mori fund, shkruan TRT.

Sipas mediave turke, thuhet se presidenti i Turqisë, Erdogan, në takim ishte i prerë, “Ose do t’i rregullojmë marrëdhëniet ose do t’i prishim krejt, dhe Turqia pret mbështetje më të madhe nga miqtë në luftën kundër terrorizmit.

Andaj, çfarëdo që të jenë emrat e organizatave terroriste, synimi i tyre është ta prishin qetësinë në rajon dhe të krijojnë problem të ri. Ne dëshirojmë t’i shohim më afër miqtë tanë teksa zhvillojmë këtë luftë”.

Ndryshe, takimi ishte me dyer të mbyllura dhe si përkthyes ishte ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyd Çavushoglu. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re