Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte sot në Skrapar në bastionin e LSI-së për të prezantuar kandidatin e PS-së për bashkinë. Nuk ka lënë pa përmendur në fjalën e tij edhe presidentin e vendit, Meta, duke i çuar një mesazh të koduar, në kohën kur Meta është duke apeluar fort për vendosjen e dialogut.

“Unë jam i vetëdijshëm dhe që ti themi të gjitha, ia di për nder Ilir Metës që më ka treguar mrekullinë e kanioneve që nuk e kisha njohur më parë. Jam i vetëdijshëm se cfarë potenciali i jashtëzakonshëm është kjo zonë për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë ata që kanë vendosur për te jetojnë këtu”, tha ai.

Ne fund te fjales, Rama i është kthyer edhe njëherë Presidentit Meta. “Falenderoj shumë Ilirin që mi ka treguar kanionet kur bëmë rafting bashkë, por tani e kam mësuar se si bëhet rafting kështu që e bëj edhe pa shoqërues”, tha Rama.

Për kujtesë Rama dhe Meta kanë qenë bashkë në Osum për rafting në vitin 2014, asokohe qeverisnin bashkë dhe Meta ishte kryetar parlamenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re