Si çdo produkt tjetër, edhe gjeli i detit eshte shtrenjtuar.

Në Cakran të Fierit zonë e njohur për mbarështimin e gjelit të detit cmimi arrin deri ne 1 mije leke per kilogram ndërsa pula e detit shitet me 1 mijë 100 lekë kilogrami

Fermerë pohojnë se janë të detyruar t’i rrisin çmimet, pasi edhe produktet me të cilat ushqehen këto shpendë kanë pësuar rritje.

Por ata i tremben prodhimeve që hyjnë në treg nga jashtë dhe e vetmja shprese që mund ti shesin mbetet ardhja e migrantëve.

“E shes me 1 mijë 100 lekë kilogrami  pulën e detit, ndërsa gjelin me 1 mijë lekë kg. Ka porosi ka Durrësi Fieri, por këtë vit edhe produktet që i ushqejmë u shtrenjtuan. Me këto kosto nuk kemi shumë fitim. Presim refugjatët sepse ata konsumojnë më tepër”. – thotë një tregtar

Cakrani njihet si një ndër zonat më të mëdha për rritjen e gjelave të detit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re