Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësim në lidhje me pasojat e vendimit të Turqisë për të blerë sistemin mbrojtës të Rusisë S-400 dhe vendimin pasues nga SHBA për largimin e Akarasë nga programi i prokurimit të avionëve F-35.

“Nuk është mirë, është e keqe për të gjithë ne”, tha ai.

Megjithatë, Stoltenberg shtoi se “kontributi dhe roli i Turqisë në NATO është shumë më i thellë dhe më i gjerë sesa pjesëmarrja në projektin ushtarak F-35”.

Për të qenë më konkret, Stoltenberg vlerësoi kontributin e Turqisë në NATO, duke shtuar se fitorja mbi fluksin e armatosur të ISIS-it në Siri, u bë në sajë të kontributit të Turqisë.

Duke deklaruar se sistemet raketore S-400 nuk mund të përfshihen në inventarët e NATO-s, Stoltenberg tha se Turqia ka aeroplanë dhe sisteme radarësh që do të vazhdojnë të jenë brenda NATO-s.

“Është e pamundur të integrohet S-400 në sistemin e NATO-s dhe Turqia nuk e ka kërkuar këtë,” tha Stoltenberg.

Autoritetet turke nga ana e tyre kanë kritikuar ashpër vendimin e SHBA për t’i larguar nga projekti f-35 dhe paralajmëruan për pasojat negative në marrëdhëniet dypalëshe midis Ankarasë dhe Uashingtonit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re