Turqia u ankua ndaj rezolutës amerikane të Dhomës së Përfaqësuesve, e cila dënon blerjen e sistemeve ruse të mbrojtjes nga Ankara, rezolutë e cila gjithashtu kërkon sanksione.

Marrëdhëniet midis dy anëtarëve të NATO-s janë tensionuar në disa fronte, duke përfshirë planet e Ankarasë për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 të Rusisë, ndalimin e stafit konsullor të SHBA-ve në Turqi dhe strategjinë kundërshtuese mbi Sirinë dhe Iranin.

Ndalesa kërcënon të sjellë sanksione amerikane, të cilat do të dëmtonin ekonominë e goditur nga recesioni dhe do të ngritin pyetje mbi rolin e saj në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior.

Rezoluta, e prezantuar në maj dhe e titulluar “Shqetësim për aleancën e Shteteve të Bashkuara me Turqinë”, u miratua të hënën.

Ajo i kërkon Turqisë të anulojë blerjen e S-400 dhe bën thirrje për sanksione nëse pranon dorëzimin e tyre në muajin korrik. Kjo, sipas rezolutës, do të minonte aleancën transatlantike të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Në përgjigje, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se politika e saj e jashtme dhe sistemi gjyqësor po keqësoheshin nga pretendimet e “padrejta” dhe “të pabazuara” të  kësaj rezolute.

Qeveria e presidentit Rexhep Tajip Erdogan po përballet me një akt balancues në lidhjet e tij me Perëndimin dhe Rusinë, me të cilin ka lidhje të ngushta energjetike dhe po bashkëpunon gjithashtu për nxjerrjen e Sirisë nga lufta shkatërruese.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu po i bëjnë presion Turqisë dhe vendeve të tjera për të izoluar Iranin, duke përfshirë edhe bllokimin e eksporteve të naftës.

Pavarësisht nga paralajmërimet e SHBA-ve, Turqia duket se po ecën përpara me blerjen e S-400. Erdogan javën e kaluar tha se ishte “jashtë çdo diskutimi” që Turqia që të largohej nga marrëveshja e saj me Moskën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re