Qeveria populiste italiane ka thënë se do të shkurtojë financat për Bashkimin Evropian, nëse vendet e tjera nuk  marrin emigrantët të cilët kanë mbetur në një anije në portin italian. Kjo ka bërë që Brukseli ta merr këtë paralajmërim si “kërcënim duke e quajtur “të papranueshëm”.

Kryeministri Giuseppe Conte ka akuzuar partnerët në BE për hipokrizi, pas dështimit për të gjetur një zgjidhje për emigrantët të cilët janë ende në Sicili.

Ai kërcënoi se kjo do të ndikonte në qëndrimet e Italisë ndaj çështjeve të tjera në Union.

Italia refuzon të lejojë zbritjen e 150 emigrantëve nga një anije ankoruar në Katania, derisa dhe shtete e tjera të BE-së të vendosin për të pranuar një numër të caktuar prej emigrantëve. Kjo ishte dhe tema kryesore e një takimi të premten në Bruksel, i cili nuk rezultoi i suksesshëm.

Conte u shpreh nervoz në Facebook se “Evropa ka dështuar për të treguar solidaritet dhe përgjegjësi, dhe ka rritur hendekun mes fjalëve dhe veprave, e cila nganjëherë çon hipokrizi”.

Ai shtoi se Italia do ta marrë arasysh këtë që po ndodh dhe “do të veprojë në përputhje me të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohemi brenda në Evropë”.

Më shumë se 650,000 emigrantë kanë zbarkuar në brigjet italiane që nga viti 2014. Ardhja e populistëve në qeverinë Romës ka bërë që gjërat të ndryshojnë.

Kabineti Conte, ku në fakt “ligjin e bën” nr.2 Salvini, nuk lejon asnjë ngarkesë njerëzore që të zbresë në tokën italiane, deri kur dhe vendet e tjera të BE-së t’i marrin përsipër këta njerëz.

Ndërsa partneri tjetër i koalicionit, Di Maio i “5 Yjeve”, ishte ai i cili paralajmëroi “sanksione” ndaj BE-së.

“Një qasje e butë nuk funksionon, një qasje solide do të jetë mohimi i financimit nëse nuk dëgjojnë”, tha Di Maio.

Reagimi nga Brukseli qe i menjëhershëm: “Deklaratat jo konstruktive, e lëre më të flasin për kërcënime që nuk do të na afrojnë me zgjidhje”, tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Alexander Winterstein.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re