Gjermania ka marrë masa konkrete ndaj Rusisë pasi presidenti Putin njohu dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, kancelari Olaf Sholc njoftoi se ka pezulluar projektin e gazsjellësit rus Nord Stream 2.

Gjermania ka njoftuar se ka pezulluar projektin e gazsjellësit rus Nord Stream 2 deri në një njoftim të dytë, pasi Putin me një dekret njohu zyrtarisht dy republikat separatiste në lindje të Ukrainës.
Olaf Scholz: Situata sot është e ndryshme. Dhe kjo është arsyeja pse, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, duhet të rivlerësojmë situatën, edhe në lidhje me gazsjellësin Nord Stream 2. Sot i kërkova Ministrisë Federale të Ekonomisë të tërheqë raportin për gazsjellësin rus, në mënyrë që të mos bëhet certifikimi. Pa këtë certifikim Nord Stream 2 nuk mund të nisë punën.

Punimet për gazsjellësin rus kishin përfunduar kohët e fundit, por ende nuk ishte funksional.
Investimi prej 10 miliardë eurosh do të transportonte rreth 110 metra kub gaz natyror në vit nga Rusia drejt Evropës.

Gazsjellësi rus ka qenë një pikë tejet e diskutuar e mosmarrëveshjeve mes Perëndimit dhe Ukrainës, të cilat kanë argumentuar se tubacioni do të lejojë Moskën të ushtrojë ndikimin e saj politik në Evropë.

Administrata e Presidentit Donald Trump vendosi sanksione ndaj Rusisë për ndërprerjen e punimeve të gazsjellësit, të cilat u hoqën kur Biden erdhi në pushtet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re